Gazetarja Arbana Xharra ka drejtuar kritika të ashpërta ndaj Lëvizjes Besa në Maqedoni duke e cilësuar veprimtarin e kësaj të fundit të barabartë me atë të Ivanovit në raport me “Platformën e Tiranës”.

“Dhe, çfarë ndodhë në ndërkohë, kemi reagim të Ivanovit dhe Gruevskit se kemi ndërhyrje të Shqipërisë në këtë proces. Dhe kësaj tani i fryn një parti tjetër që ka luajtur gjatë këtyre zhvillimeve që është BESA, një parti e financuar nga Erdogani dhe kemi një Lëvizje çuditërisht që brenda një periudhe të shkurtër e cila tani del indirekt në krahun e Gruevskit dhe luan në kartën që e kundërshton Ivanov dhe thotë se po kjo platformë është bërë nga z.Rama…”, ka thënë Xharra në emisionin Top Show në Top Channel.