Anëtarët e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptar dhe njëherit zëdhënësi i degës së Tetovës Ardonit Ismaili dhe Këshilltari në Komunën e Çairit Fatih Qaili sot përfaqësuan Aleancën për Shqiptarët në Institutin Nacional Demokratik.

Në puntorinë e organizuar me tematikë ‘Dezinformimi dhe lajmet e rrejshme’ u diskutua roli i mediave në Botë dhe në veçanti në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të pranishëm ishim Forumet Rinore të partive politike ku morrën informata rreth mediumeve dhe sidomos lajmeve të rreme. Diskutime të ndryshme dhe shembuj pati mbi ‘lajmet e rreme’ të cilat po shëndrohen në përditshmëri tek ne!

Ismaili dhe Qahili diskutuan se si ndikon ‘lajmi i rremë’ në procesin politik dhe sidomos në partitë politike.

Shfaqën para të tjerve edhe shembuj se si ‘Fake News’ ka ndikuar ndaj Aleancës për Shqiptarët, dhe njëkohësisht se si deputetë të pozitës kanë rra preh e lajmeve të rreme duke i shpërndarë të njejtat.

Të rinjtë janë kryesish objekt i lajmeve të rreme, duke ndikuar në rrjetet sociale andaj Aleanca për Shqiptarët do të punojë për ta kundërshtuar këtë fenomen dhe për të kthyer informim të mirëfillt dhe të saktë në vend.