Mëngjesi i të martës ka nisur me një aksion të gjerë policor në Prishtinë në kërkim të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje

Në aksionin e nisur në orën 6, policia ka arrestuar deputetin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili është shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes dhe ka kërkuar nëpër shtëpitë e tyre edhe Xhelal Sveçlën dhe Sali Zybën, por pa mundur t’i gjejnë.

Banesa e këtij të fundit është në të njëjtin bllok me atë të deputetit tjetër  të VV-së, Albin Kurti.

Ndjekjet e zyrtarëve të Vetëvendosjes kanë të bëjnë me rastin e demolimit të veturave të EULEX-it, në vitin 2009.

Deri më tani disa seanca gjyqësore kanë dështuar për shkak të pamundësisë për t’i sjellë në gjykatë të gjithë të akuzuarit.

Herën e fundit, seanca qe caktuar për 11 janar por vetëm 7 nga 21 të akuzuarit ishin të pranishëm.