Përjashto pjesën e parë, në mbrëmjet e tjera, të ftuarit e Shiko kush luan, janë mësuar një apo disa ditë më parë përmes publikimeve të së zonjës së shtëpisë e cila ka postuar foto dhe video nga programi i ri.

Këtë herë, Luana nuk ka zbuluar thjesht të ftuarit e programit të kësaj të shtune, por ka shkuar dy-tri javë larg.  Duke qenë që programet për ditët e festave realizohen më parë, duket se dhe “Shiko kush luan” special, është xhiruar dhe Luana ka zbuluar dy nga të ftuarit dhe bashkë me ta edhe një surprizë. Ajo ka treguar që mbrëmja e 1 janarit i takon “Shiko kush luan”.

Në një foto me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Blendi Salajn, Luana lajmëron që mbrëmja e 1 janarit do të jetë e veçantë. “Edhe shumë surpriza të tjera”, shkruan ajo, ndërsa ka zbuluar dy nga të ftuarit.

Moderatorja atë mbrëmje do të ketë të veshur një fustan me dekolte dhe sigurisht nuk mund të mungonte detaji i ngjyrës së kuqe, që Luana e ka vendosur në buzë.

Televizioni tregon dhe një herë rëndësinë që i jep programit Shiko kush luan.