Presidenti i Sirisë, Bashar Assad, ka thënë se urdhri ekzekutiv i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për t’u ndaluar hyrjen në SHBA sirianëve, ka për vetëm terroristët dhe jo për popullin sirian.

Kujtojmë se muajin e kaluar Trump e nënshkroi një urdhër ekzekutiv, i cili u hodh poshtë nga një gjykatës amerikan, për të ndaluar hyrjen në SHBA qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane, përfshirë edhe Sirinë.

“Ndalesa është kundër terroristëve dhe kjo ndodhi në Evropë, kryesisht në gjermani,” ka thënë Assad në një intervistë për “Radio Evropa 1”.