Presidenti sirian, Bashar al-Assad ka thënë se së bashku me liderin e Koresë së veriut, Kim Jong do të luftojnë kundër dominimit të fuqive të mëdha.
 

Këtë deklaratë ai e ka bërë përmes një mesazhi dërguar themeluesit të Koresë së Veriut, Kim Il-sung me rastin e 105 vjetorit, transmeton lajmi.net.

“Si dy vende mike festojmë këtë përvjetor dhe në të njëjtën kohë them se duhet të luftojmë kundër ambicieve të fuqive të mëdha dhe politikës hegjemoniste”, ka thënë Assad përmes telegramit të urimit.

Duke theksuar se Damasaku dhe Pheniani janë duke luftuar për të drejtën e tyre për vetëvendosje, sovranitet dhe siguri kombëtarë, Assad shprehu besimin se marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve janë intensifikuar në përputhje me interesat e të dy vendeve.