Edhe përse ka kaluar mbi një javë nga dasma e Danjelit dhe Fotinisë, ajo vijon të jetë temë diskutimi mes tyre dhe banorëve që vijojnë të besojnë se dasma ishte thjesht për spektakël.

Një prej tyre është edhe Elsamedi që shprehet se pavarësisht se sheh mes tyre një ndjenjë, beson se dasma ishte false.

Sipas tij, ata nuk njihen jashtë dhe pa u njohur jashtë, nuk mund ta njohin realisht njëri-tjetrin, transmeton TCH.

Fotini i ka thënë se arsyetimi i Elsamedit nuk ka lidhje, sepse jashtë ata janë të njëjtët njerëz, por djali nga Shkodra është përpjekur t’i shpjegoje se jeta jashtë shtëpisë së Big Brother është ndryshe.