Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte ka realizuar takim me banorët e komunës së Sarajit, ku ka diskutuar mbi problemet dhe sfidat. Ahmeti në takimin me banorët e Sarajit theksoi se BDI zgjodhi rrugën e kostos së lartë sa i takon krizës politike.

Në takimin në Saraj, fjalim rasti pati edhe ministri i Ekologjisë, Bashkim Ameti, i cili është kuadër i BDI-së nga Saraji ka siguruar se fitorja e BDI-së në këtë anë do jetë edhe më e madhe.
“Në si aktiv i BDI-së në emër të Shtabit komunal, ju siguroj se fitorja e BDI-së në Saraj në këto zgjedhje do jetë edhe më e madhe. Sepse në Saraj janë bërë dhe po bëhën punë shumë të mëdha. Kemi shkollën e mesme në këtë komunë, çerdhen për fëmijë, sheshi i Flamurit dhe tanimë rinia e kësaj treve ka më afër UNT-në si dhe projekte tjera”, tha Ameti.