Qytetarë të ndërgjegjshëm kanë paraqitur raste të blerjes së votave në Komunën e Dibrës. Bëhet fjalë për blerje apo kompensim me artikuj ushqimorë për qytetarë të komunitetit rom.

“Personi me iniciale A.D nga Dibra po bën aktivitet të turpshëm duke dhënë para në dy shitore në Dibër dhe ku do vijnë qytetarë për tu furnizuar me materiale ushqimore për shtëpi në këmbim të votave” – shkruan qytetari i shqetësuar.

Personi që kryen këtë aktivitet joligjor është pronar i një agjensioni që merret me transport udhëtarësh. Rasti është paraqitur tek përfaqësuesit e OSBE-së./fol.mk