Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot ka prezantuar prioritetin e katërt të Platformës për zgjedhjet lokale, Agjendën e blertë.

Naser Nuredini nga BDI në konferencën e sotme për shtyp theksoi se
Platforma dhe pesë përbetimet kryesore kandidatët për kryetar të
komunave duhet me doemos t’iu përmbahen, sepse kjo Platformë premton komuna më të zhvilluara, standard më të lart jetësor dhe inkuadrimin e qytetarëve në vendimmarrje.

Nuredini më tej tha se prioriteti i katër, Agjenda e Blertë parashikon
qytete të pastra, pa mbeturina në rrugët dhe lagjet tona, ujë të pijshëm
dhe të pastër në të gjitha komunat, ajër të pastër, infrastrukturë
moderne rrugore, energji të pastër dhe të përballueshme për të gjithë
qytetarët “Agjenda e Blertë nënkupton mbrojtjen e ujërave, duke mundësuar ujë të pastër dhe të pijshëm për çdo qytetar pavarësisht nëse ata jetojnë në zonë urbane ose rurale, si dhe ndërtimin e rrjeteve të kanalizimeve,impianteve për trajtimin e ujërave të zeza si dhe liqene të pastra dhe shtretër të pastër lumenjsh”, tha Naser Nuredini nga BDI.

Në vazhdim fjalimi integral:

Platfomës së re të Bashkimit Demokratik për Integrim për Zgjedhjet
lokale, atë të Agjendës së Blertë. Platforma jonë dhe përbetimet kryesore të cilat i ka shpalosur më parë kryetari Ali Ahmeti, kandidatët për kryetar të komunave duhet me doemos t’iu përmbahen, sepse kjo platformë premton komuna më të zhvilluara, standard më të lart jetësor dhe inkuadrimin e qytetarëve në vendimmarrje.

Besoni tek e Blerta!
Unë e di që ju tanimë për një kohë të gjatë keni dëgjuar fjalën e
blertë, andaj do të doja të përpiqem të konceptualizoj dhe prezantoj se
çfarë do të thotë agjenda e blertë për qytetarët nga pikëpamja e
mjedisit jetësor.
Unë e di që ne të gjithë duam një mjedis jetësor të shëndetshëm, sepse
kjo është e drejta jonë njerëzore dhe një parakusht për cilësinë e duhur
të jetës, por për ta arritur këtë, ne kemi nevojë për një listë të qartë
prioritare të asaj që e bën vendin tonë, qytetet tona, komunat dhe
vendbanimet tona, një vend të mirë për të jetuar.
Ne kemi punuar shumë për krijimin e një udhërrëfyesi të qartë që sjell
standardet evropiane të jetesës njerëzore në shtëpi: kjo është Axhenda
jonë e Blertë.
Agjenda jonë e Blertë është ekuilibri midis të drejtave sociale dhe të
zhvillimit, midis mjedisit jetësor dhe rritjes ekonomike, midis zonave
natyrore dhe zonave urbane, midis brezave aktual dhe atyre të ardhshëm.
Agjenda jonë e Blertë parashikon qytete të pastra, pa mbeturina në
rrugët dhe lagjet tona, ujë të pijshëm dhe të pastër në të gjitha
komunat, ajër të pastër për ne dhe fëmijët tanë, infrastrukturë moderne rrugore, energji të pastër dhe të përballueshme për të gjithë qytetarët.

Ne kemi punuar në shumë projekte deri më tani, veçanërisht në nivelin
qendror, për të investuar në këto projekte kapitale, që jo vetëm ofrojnë
shërbimet e duhura për qytetarët tanë, por gjithashtu ofrojnë vende te
reja pune.

Nga aspekti i mjedisit jetësor kemi punuar në ndryshime të shumta
ligjore që transpozojnë standardet dhe detyrimet evropiane për
menaxhimin e mjedisit jetësor. Sidoqoftë, vetëqeverisja lokale është
aktori kryesor në realizimin e këtyre projekteve dhe detyrimeve, dhe
afrimin e tyre me nevojat e njerëzve në jetën e tyre të përditshme.

Kjo është arsyeja pse kandidatët tanë për kryetar komune, në katër vitet e ardhshme, do të kenë obligim dhe detyrim t’i bëjnë komunat tona më të mira dhe më të Blerta, sepse Blerta është parakusht tani, më shumë sekurrë, për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.

Agjenda jonë e Blertë, si një nga pesë shtyllat e Platformës Zgjedhore,
nënkupton investimin në menaxhimin efektiv të mbeturinave, me të cilin nënkuptoj zbatimin e plotë të paketës së re moderne të legjislacionit për menaxhimin e mbeturinave që u mundëson qytetarëve të seleksionojnë mbeturinat e tyre dhe të zvogëlojnë shpenzimet e tyre komunale duke Idetyruar prodhuesit të mbajnë përgjegjësinë financiare për menaxhimin e mbeturinave, ndërtimin e infrastrukturës së përshtatshme të grumbullimit të mbeturinave, qendrat e riciklimit dhe deponitë standarde.

Agjenda e Blertë nënkupton mbrojtjen e ujërave, duke mundësuar ujë të pastër dhe të pijshëm për çdo qytetar pavarësisht nëse ata jetojnë në zonë urbane ose rurale, si dhe ndërtimin e rrjeteve të kanalizimeve,
impianteve për trajtimin e ujërave të zeza si dhe liqene të pastra dhe
shtretër të pastër lumenjsh.
Agjenda e Blertë nënkupton trafik efikas, duke siguruar transport
publik për qytetarët tanë, por gjithashtu duke mundësuar metoda
alternative të transportit me shtigje çiklizmi. Kjo gjithashtu nënkupton
largimin e makinave nga rrugët, parkingje të përshtatshme për lëvizjen e lirë të këmbësorëve dhe zgjidhje të zgjuara të trafikut.

Agjenda e Blertë nënkupton mundësimin e ajrit të pastër, me energji më të pastër për industrinë, por edhe metoda më të pastra të ngrohjes për shtëpitë tona, përfundimin e rrjetit të gazifikimit sekondar dhe
terciar, përsëri në zonat tona urbane dhe rurale.

Dhe sigurisht, Agjenda e Blertë nënkupton zhvillimin e qëndrueshëm të
zonave tona të mbrojtura natyrore në vend, siç janë parqet tona
kombëtare, veçanërisht Parku i ri Kombëtar Mali Sharr, por gjithashtu,
rikthimi i parqeve dhe gjelbërimit në fshatrat dhe qytetet tona.

Së bashku, të blertë, të mençur, të pastër dhe të drejtë.

Kështu komunat tona do të vendosin prioritetet e tyre, dhe kështu do të qeveriset çdo çështje lokale: duke iu përgjigjur kritereve të
qëndrueshmërisë.

Ne gjithmonë i kemi zgjedhur rrugët tona së bashku sepse po zgjedhim të blertën, po zgjedhim jetën pasi kjo është e ardhmja më e mirë për ne dhe për brezat e ardhshëm. /KlanMacedonia