Bleona Qereti njihet si një nga vajzat më të guximshme të shoëbiz-it shqiptar. E cilësuar si një këngëtare pa komplekse dhe që merr gjithmonë atë që do, Bleona nuk nguron të shpreh hapur dëshirat, apo vlerësimet për të tjerët.

Së fundi, Bleona i ka çuditur adhuruesit, teksa ka “flirtuar” me një këngëtar. Në fakt bëhet fjalë për djaloshin Albert Stanaj, i cili është një nga yjet e reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Artisti ka publikuar një foto në plazh, poshtë së cilës Bleona ka shkruar, “Më telefono baby. Numrin ta dërgoj në DM (mesazh në Instagram)”. Stanaj nuk i është përgjigjur mesazhit të koleges së tij dhe ende nuk dihet nëse biseda e tyre ka vazhduar apo jo privatisht.