Një fotografe franceze ka kapur portretet e ish-punonjëseve të seksit në një azil në Meksikë.

Fotot janë pjesë e një projekti 8-vjeçar të Benedicte Desrus, e cila shkoi në Casa Xochiquetzal, aty ku jetojnë femra të moshës mbi 55 vjeç, të cilat i kanë shpëtuar më në fund rrugës.

Të gjitha fotografitë e grave janë bërë nga viti 2008 në vitin 2016 dhe janë përmbledhur në librin “Dashnoret më trime”.

Casa Xochiquetzal ka qenë më parë një muze boksi. Hapësirat e mëdha të godinës janë rehatia e parë që gëzojnë ish-prostitutat pas shumë vitesh dhune, shfrytëzimi dhe pasigurie ekonomike.

Kjo shtëpi është hapur nga Carmen Munoz, e cila ka qenë edhe vetë punonjëse seksi. Ajo e mori iniciativën pasi pa disa prostituta duke fjetur nëpër kartona rrugëve. Pas 20 vitesh “luftë”, e bindi në fund qeverinë që ta hapte azilin, ku tashmë jetojnë rreth 300 femra.

Azili mbahet nga donacionet publike dhe fondet që vijnë nga artistet dhe shkrimtaret.

Brenda azilit të prostitutave në Meksikë (Foto)