Mbrëm në emisionin debativ ZigZag në tv Art ku u diskutua për aktualitetin politik hapat që do të ndërmarrin partitë politike në këtë periudhë etj të ftuar ishin Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët , Bujar Osmani nga BDI , Shaban Zendeli nga Lëvizja Besa si dhe Ilir Luma në cilësinë e analistit politik .
Ajo që ishte interesante dhe e palogjikshme është konstatimi i z. Bujar Osmani se gjuha shqipe është zyrtare dhe tani BDI do ta bëjë të barabartë me gjuhën maqedonase.
Ky konstatim vërtetë kërkon një analizë se si ka mundësi që një gjuhë të jetë zyrtare por tani do të bëhet e barabart ? Kjo flet edhe një herë për mos seriozitetin e zyrtarêve të BDI ndaj çështjeve madhore të shqiptarëve siç është psh. Gjuha Shqipe .