Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani për dallim prej Albin Kurtit kur u zgjodh kryeministër që nuk e uroi, sot me nxitim ka realizuar bisedë telefonike me Kryeministrin e ri të zgjedhur të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, me ç’rast ia uroi zgjedhjen e Qeverisë së re.

“Në këtë kohë të ndërlikuar të kanosjes nga pandemia COVID-19, këto janë lajme të mira të cilat njoftojnë për stabilitet politik, jo vetëm për Kosovën por për gjithë rajonin. Më lejoni që në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut t’ju uroj për zgjedhjen, me shpresë se së bashku si fqinj të afërt, do të vazhdojmë në ndërtimin e marrëdhënieve miqësore, në drejtim të plotësimit të qëllimit tonë të përbashkët, integrimin evropian të dy vendeve dhe në përgjithësi të gjithë rajonit” – theksoi Osmani./fol.mk