Simptomat kryesore të anemisë janë lodhja e tepërt që mund ta ndjeni pa arsye, zbehja e lëkurës, rrahjet e shpeshta të zemrës, koncentrimi jo i mirë, thonjët e dobësuar, çarja e buzëve.

Anemia është një gjendje kur zvoglohet niveli i hemoglobinës në gjak dhe shfaqet në të gjitha moshat e më shumë tek femrat.

Njëra nga shkaqet është ushqimi jo i rregullt që shkakton deri në humbjen e hekurit.

Përveç konsultimit me mjekun kujdesi në ushqimim adekuat ju ndihmon shumë.

Mjekët këshillojnë që së pari të gjendet shkaku dhe të eliminohet pastaj duhet të konsumohen ushqime të llojllojshme, më shumë sallata të përfshihen në dietë, bizele, fruta të thara, çokollata të cilat përmbajnë hekur shumë dhe gjithashtu fasulja.

Anemia më së shpeshti mund të shfaqet tek fëmijët dhe gratë shtatzëna. Disa ushqime tjera që përmbajnë shumë hekur dhe preferohet të konsumohen nëse jeni anemik janë mishi, peshku, vezët, perimet e frutat që përmbajnë gjithashtu vitaminën C.

Lëngu nga karota dhe rrepi i kuq këshillohet të pihet çdo dite deri në 150ml.