Nga organizata joqeveritare Civil nëpërmes një deklarate thonë se ndryshime në Ligjin për drejtësi sociale, ndryshime dhe plotësime në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, propozim – ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, të cilat ende janë në procedurë kuvendore. Rrogë minimale më të lartë, qendra strehimi për viktimat e dhunës, qendra strehimore për fëmijët pa prindër, lëvizje në rregullimin sindikal, janë pjesë e reformave sociale që e shënuan vitin 2018 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Shkelja e të drejtave të punëtorëve, papunësia, të gjitha format e mundshme të korrupsionit, janë probleme ekzistenciale të cilat me dekada nuk zgjidhen. Hapat e suksesshme reformuese në sferën e drejtësisë sociale të cilat i zbaton Ministria për punë dhe politikë sociale, nuk janë të mjaftueshme. Nevojitet zgjidhje gjithëpërfshirëse, e vendosur dhe sistematike e problemeve në domenin e drejtësisë sociale që të ndjehen ndryshimet”, thuhet në deklaratën e Civil.

Nga atje shtojnë se pavarësisht nga angazhimi i institucioneve për tejkalimin e padrejtësisë sociale, varfërisë, megjithatë, mospërfshirja sociale dhe ekonomike, diskriminimi, papunësia, shëndetësia katastrofale dhe arsimi, ndjellin frikë dhe pasiguri te qytetarët për mbijetesën në ditën e nesërme.

“Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 26 nëntor të vitit 2007 vendosi të shënohet 20 shkurti si ditë e kushtuar zhvillimit social, solidaritetit, barazisë dhe harmonisë si vlera themelore në arritjen e drejtësisë sociale, “shoqëri për të gjithë”, me mundësi të barabarta për secilin”, thonë nga Civil.