Vëzhguesit e Civilit kanë konstatuar fillim të qetë dhe në kohë në rivotimin të raundit të dytë të Zgjedhjeve lokale në vendvotimin 2901 në shkollën “Idnina” në Çair. Siç kumtojnë nga Civil, deri në orën 9 kanë votuar 24 votues votues. Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në këtë vendvotim kanë votuar 278 nga gjithsej 719 votues. Dallimi mes kandidatëve për kryetarë të komunës Zekirja Ibrahimi dhe Visar Ganiu ishte 66 vota epërsi për Ibrahimin.

Pas ankesës së Besës për vendvotimin 2901 në shkollën fillore “Idnina”, Çair, Gjykata Administrative e Shkupit mori vendim për rizgjedhje, duke e pranuar ankesën e tyre. Nga Civil theksojnë se qytetarët dhe të gjitha palët e prekura të cilët kanë informacion për parregullsi zgjedhore mund t’i paraqesin në numrat e telefonit 02/5209 176, 071 608 523, 078/746 138 dhe në internet www.slobodniizbori.info. /Fol/