Zaevi ishte në gjykatë për rastin e manipulimeve zgjedhore të iniciuar nga Prokuroria e rregullt publike e Marko Zvërlevskit pasi ai, Oliver Spasovski dhe partia LSDM dyshohen për keqpërdorim gjatë financimit të fushatës.

Zaevi është i bindur se ai dhe partia e tij janë të pafajshëm pasi që kanë punuar në pajtueshmëri me ligjin, por se vjen në prokurori për ta dëshmuar pafajësinë. Ai tha se financimi i partisë së tij është transparent dhe dëshiron ti shohë provat që i ka prokuroria. /SHENJA/