Ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev thotë se qytetarë po e respektojnë masën e kufizimit të lëvizjes.

“Për këto pesë ditë, 300 qytetarë nuk e kanë respektuar masën dhe kundër tyre do të ketë sanksione apo do t’ju tërhiqet vëmendja”, tha Çulev.

Ai tha se në Shkup më pak kjo masë respektohet në Shuto Orizares ndërsa në territorin e shtetit, pas Shkupit në vendin e dytë është rajoni i Strumicës.

Ai tha se MPB kufizimin e lëvizjes e bën në dy mënyrë përmes pikave (në gjithë territorin e vendit ka 156 pika) dhe përmes automjeteve dhe patrullimeve policore.