Islami zyrtarisht është feja më e njohur në botë, sepse popujt e krishterë mbështetin jo zyrtarisht besimin, sipas një studimi të Qendrës Kërkimore PEW në Uashington.shkruan Fol.

Në botë, 27 qeveri e njohin zyrtarisht Islamin,ndërsa 13 njohin krishterizmin. Në analizën e 199 shteteve, është vërtetuar se 43 kanë një fe zyrtare, 40 kanë  fe që ata preferojnë, 106 vende nuk kanë fe që mbështesin ato, ndërsa 10 janë armiqësore ndaj institucioneve fetare. Në këto 10 janë Kina, Kuba, Koreja e Veriut, Vietnami dhe disa ish republika sovjetike.

– Në disa raste, fetë shtetërore luajnë rol në ceremonit natyrore , por dallimi është i dukshëm kur bëhet fjalë për të drejtat dhe sistemin e taksave, pronësinë mbi pasuritë e paluajtshme dhe asetet e tjera dhe qasjen në mbështetjen financiare nga shteti.Qeveritë ku një religjion është kryesor rregullon praktikat fetare ,kufizon ose ndalon grupet fetare të pakicave.
Shumica e vendeve në botë janë neutrale kur bëhet fjalë për fenë, “tha studimi.

 

Qendra kërkimore e Uashingtonit paraqiti disa të dhëna që sugjeronin se muslimanët do të jenë më të shumtë se të krishterët deri në vitin 2070, pasi Islami është feja e cila është më e shpejtë në rritje.
Në 2010, 1.6 miliardë njerëz deklaruan veten muslimanë, duke përfaqësuar 23 për qind të popullsisë së botës. Në vitin 2017 kishte 2.2 miliardë të krishterë, që përfaqësonin 31 për qind të popullsisë,por anketa thotë meqenëse muslimanët kanë më shumë fëmijë, deri në vitin 2070, Islami do të jetë fe e shumicës së popullsis.Rreth 62 për qind e muslimanëve jetojnë në Indonezi, Indi, Pakistan, Bangladesh, Iran dhe Turqi. Është parashikuar që deri në vitin 2050 India do të ketë më shumë muslimanë sesa Indonezia, e cila tani konsiderohet vendi më i madh musliman./fol/mk