Pothuajse të gjithë ne e presim tortën në të njëjtën mënyrë. Heqim një rreze nga qendra dhe pastaj edhe një tjetër për të krijuar një copë trekëndëshe. Pasi mbarojmë me copat që servirim ditën e ditëlindjes, pjesa tjetër e tortës futet në frigorifer me dy faqe të tëra të zbuluara, të cilat të nesërmen janë të thata dhe krejt pa shije.

Por ka një mënyrë për ta shmangur këtë gabim. Ekziston një mënyrë shkencore e shpikur që në fillim të shekullit të XX, për të prerë tortën në mënyrë të tillë që deri në fund ajo të qëndrojë njëlloj e freskët dhe tregohet në video.