Shumëkujt i ranë maskat në ngjarjen e përgjakshme të 27 prillit, andaj nuk janë të rastësishme grindjet që menaxhohen nga ata që u turpëruan dhe jo më kotë mundohen  ti  mbulojnë dështimet e tyre kombëtare dhe  politike .

Kjo grindje e tyre është shpëtim i lëkurës, dhe solidarizim me veten për të mbuluar turpin e veprimeve të tyre politike nëpërmjet vazhdimit të sulmeve me ritme të shpejta mes Lëvizjes BESA dhe BDI-së.

Lëvizja BESA iku nga Parlamenti, me turpin që nuk përkrahu shumicën e re për ta rikthyer demorkacinë, me pretendimin e fshehtë të mbajë gjallë VMRO-DPMNE-në e Gruevskit në pushtet. Ata ikën duke u mbrojt ndoshta dhe nga policia, ndërsa brenda digjeshin dhe rriheshin brutalisht kolegu i tyre Ziadin Sela e Zoran Zaev.

Opinioni shqiptar e di fort mirë se sulmet dhe grindjet e Lëvizjes BESA dhe BDI-së në këtë moment janë vetëm një mbulesë e atij turpi që e sollën në mesin e shqiptarëve për ta parë shkurt e qartë.

Lëvizja BESA dhe BDI  angazhojnë në këto momente dramatike  të çështjes shqiptare, edhe ”mercenarë”propagandistik  nga vendi dhe jashtë , duke nisur shumë parakohe një fushatë “parazgjedhore” për të mbuluar turpin e tyre e për të fshehur fajin kombëtar të ikjes së tyre në momentet më të vështira për deputetët  dhe vecanërisht për Ziadin Selën dhe Zoran Zaev  që u rrahën kaq brutalisht.

Atyre sikur nuk u intereson asgjë, pos pushteti dhe mbajtja e regjimit në krye për të luajtur hipokritin në masë, por shqiptarët janë popull që tinëzisht të lexojnë udhën politike që çdo kush e ka marrë përsipër ta kalojë, i lexojnë edhe shkrimet tendencioze të ”Pozharave” dhe sojit të tij . Andaj, analistë dhe eksponentë të dy kampeve politike, Lëvizja BESA dhe BDI në këtë situatë të jashtëzakonshme për shqiptarët duhet të rrijnë në punën e tyre duke mos mundur të shfajsohen aq lehtë për veprimet e tyre të 27 prillit të përgjakshëm.

© fol.mk