Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, pasdite në parlamentin Evropian kishte fjalim dhe sesion për pyetje dhe përgjigje me eurodeputetët në kuadër të Komitetit për punë të jashtme i PE-së (AFET-grupi), njoftoi korrespondenti i AIM nga Brukseli, përcjell Fol.

Madje, në diskutimin e gjatë me eurodeputetët, Dimitrov nga ata dhe nga Bashkimi Evropian kërkoi mbështetje dhe nxitje për Maqedoninë që të ketë vit 2018 pozitiv dhe optimist, kur pritet që Komisioni Evropian të japë rekomandim të qartë dhe të pastër për hapje të negociatave inkuadruese për anëtarësim.

Paraqitja e shefit të diplomacisë së Maqedonisë para njerëzve të parë të punëve të brendshme të Europarlamentit u vonua një orë, për shkak se, siç elaboroi kryetari i grupit-Afet, Dejvid Mekalister, aeroplani me ministrin nga Maqedonisë vonë ka ateruar në aeroportin “Zaventem” në Bruksel.

“Mbërrita në Bruksel nga Shkup me vështirësi, që nuk është e ndryshme nga udhëtimi i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Fluturimi rajonal nuk mund të realizohej, madje shkova deri në Bullgari dhe përmes Vjenës mbërrita këtu në tempullin e demokracisë evropiane. Këtu jam t’ju tregoj një rrëfim të mirë. Rrëfimi për qëndrueshmëri në sferën e demokracisë”, theksoi Dimitrov.

Sipas ministrit të Maqedonisë, deputetët në PE kanë dëgjuar për Maqedoninë si për vend në krizë, të ngecjes, keqpërdorimit të zyrave shtetërore dhe përvetësime të shfaqura viteve të fundit përmes skandalit me përgjimin.
Megjithatë, sipas tij, shoqëria ka dëshmuar se është më rezistente sesa institucionet. Dimitrov theksoi se shoqëria po mobilizohet përmes linjave etnike dhe përmes linjave politike, u krijuan ndryshime me zgjedhjet edhe atë vetëm me stilolaps.

“Kishim zgjedhje në dhjetor të vitit të kaluar dhe pikë më e madhe e kthesës ishte nata e 27 prillit, kur kishim hyrje me dhunë të masës së tërbuar dhe fytyrat e përgjakura të disa prej politikanëve tanë, duke përfshirë edhe kryeministrin e tanishëm dhe ministren e Mbrojtjes në Kuvend. Tani jemi më të pjekur, kriza rezultoi me demokraci origjinale evropiane në vend dhe ky është premtim i kësaj Qeverie, se ne duam media të lira, për shkak se na nevojiten qytetarë të informuar si boshti kurrizor i demokracisë. Na nevojiten gjykata të pavarura dhe gjykatës të cilët detyrat e tyre i realizojnë në mënyrë të lirë, duam parlament funksional dhe verifikime të pushtetit dhe praktikat e pushtetit ekzekutiv”, shtoi Dimitrov.

Lidhur me politikën e jashtme, shefi i diplomacisë së Maqedonisë tha se ekziston agjendë reformuese vendore, e koordinuar me Komisionin Evropian për planin për reforma “3-6-9”.

Ai tha se Qeveria e ka involvuar sektorin joqeveritar në zhvillimin e planit dhe monitorim të të njëjtit dhe tanimë kanë kaluar tre muaj, madje tani pasojnë muajt gjashtë dhe nëntë, gjegjësisht e katër e pestë e hapave janë finalizuar, ndërsa një e pesta është në proces të finalizimit.

 

Ai e theksoi rëndësinë e zgjedhjeve lokale të dielën dhe siç tha “është kyçe të sillemi mirë, të kemi Komision të fuqishëm shtetëror zgjedhor”.

Lidhur me performansën e shefit të diplomacisë së Maqedonisë, për çështje, qëndrim dhe ngjarje u lajmëruan 13 eurodeputetë, me ç’rast së pari Ivo Vajgëll, raportues në PE për Maqedoninë, porositi se Dimitrov në Europarlament ka sjellë lajme të mira nga Maqedonia.

Bashkudhëheqësi me Komitetin e përzier të PE-së me Kuvendin e Maqedonisë, eurodeputeti Alojz Petrle e mbështeti Dimitrovin se Maqedonia duhet “ta braktisë dhomën e pritjes në BE”, ndërsa eurodeputetja greke Sofija Sakorafa tha se grekët do ta mbështesin Maqedoninë në rrugën drejt BE-së, nëse vendi i përmbush të gjitha parakushtet, ndërsa kryesisht lidhur me këtë është çështja e emrit.

Eurodeputeti Eduar Kukan, i përmendi ministrit të Maqedonisë se ai e di që Dimitrovi është “lart i vlerësuar në vend, përfshirë edhe nga opozita”, që sipas Kukan është “kompliment për të dhe përgjegjësi të cilën e ndanë” dhe për këtë shumë pritet prej tij.

Disa eurodeputet e tjerë e theksuan pakuptimësinë e kontestit që Greqia e ka me Maqedoninë rreth emrit, por ishin të përpiktë se kjo duhet të zgjidhet që vendi të ecë para në BE dhe NATO, derisa eurodeputeti grek nga Agimi i Artë fashist Jorgos Epitidejos e pyeti shefin e diplomacisë “Nëse do të lejonit hyrje të vendit tuaj në BE dhe NATO nëse ju ishit ministër grek?”.

Duke u përgjigjur në pyetjet rreth pranimit të Maqedonisë në NATO, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë kujtoi se para dy javëve në selinë e Aleancës përfundoi cikli i 17-të i Planit aksionar për anëtarësimin (MAP), duke kujtuar se karriera e tij diplomatike ishte e ndërthurur me Integrimin e Maqedonisë në NATO.

Vitin e ardhshëm, sipas Dimitrovit, do të zhvillohet cikli i 18-të i PAM-it dhe pastaj Maqedonia do të “marrë patentë shoferi dhe do të ecë drejt qëllimit”.

Lidhur me mundësinë për mbajtje të referendumit për ndryshimin e emrit, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonas rikujtoi se evropianët kanë përvojë me referendume, prej të cilave disa kanë treguar rezultat jo shumë të mirë.

Sipas tij, çështja e emrit është “çështje unike që shkon në shpirtin e kombit”, duke shtuar se partitë kryesore në Maqedoni duan të ketë zgjidhje, e cila sipas tij çon në unitet kombëtar dhe debat pajtimi.

“Ne do të përpiqemi, por nuk kemi frikë të negociojmë dhe të zbulojmë se cili është shqetësimi kryesor në Athinë, përse ata kaq shumë shqetësohen dhe të shpjegojmë pse jemi të shqetësuar nga ana jonë dhe cili është segmenti më i rëndësishëm i kësaj çështjeje”, tha ministri Dimitrov. /Fol/