Nëse edhe ju mendonit se Erion Veliaj është “shumë perfekt për të qenë i vërtetë”, historia që sapo tregoi në emisionin “Xing me Ermalin” do t’ju bëjë të ndryshoni mendim e gjithashtu, të qeshni me lot.

I pyetur nëse edhe ai bën gabime, Veliaj tregoi sesi në mes të një takimi zyrtar, i shpëtoi një gromësimë.

“Njëherë e kam parë veten keq, kur kemi qenë me një delegacion. Më ka kapur një gromësimë… Siç ishim duke folur për zhvillimin e qëndrueshëm, vetëm kur më del nga fundi i shpirtit… Dhe atyre që u ngeli piruni në dorë!”-tregoi kryetari i Bashkisë mes të qeshurave.