Drejtori i informacionit i Televizionit Telma, Atanas Kirovski ka theksuar se anketat e Brim Gallup që shfrytëzohen nga Instituti Republikan Amerikan IRI po dalin të pasakta dhe se ato janë në nivelin e anketave që realizoheshin nga institutet e njohura “Dimitrije Çupovski” dhe “Pavel Shatev”.

Sipas tij, nëse këto anketa do të ishin të sakta, siç është kjo e fundit, atëherë VMRO-DPMNE do të kishte 60 deputetë, ndërsa LSDM 30.

“Nuk e di ku është problemi, por anketat e agjencisë Brima Gallup që shfrytëzohen nga instituti IRI po rezultojnë të pasakta tanimë gjatë kohë. Edhe para zgedhjeve sharruan, ja edhe tani para zgjedhjeve. Të ishin të sakta këto anketa, VMRO-DPMNE do të kishte 60 deputetë, LSDM 30. Këto anketa janë në nivelin e anketave të Dimitrie Çupovski dhe Pavel Shatev dhe kjo është shumë keq për Brima Gallup”, ka theksuar Kirovski. (INA)