Duhani është një dukuri shumë e dëmshme dhe shumë aktuale. Cilësohet si njëri nga rreziqet më të mëdha që ka pasur bota ndonjëherë për ta përballuar, pasi që vret çdo 6 sekonda nga një njeri.

Duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit. Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën “epidemi” të kancerit të mushkrive.

Kanceri i mushkëive vret më tëpër meshkujt sesa femrat. Te femrat kanceri i mushkërive nuk ka rol parësor në vdekshmërinë, por rreziku prej tij, është rritur çdo 10-vjeçar me rritjen e përdorimit të duhanit prej femrave.

Organizata Botërore e Shëndetsisë (OBSh) ka konstatuar se mbi 5 milion njerëz çdo vit janë vrarë. Një mesatare prej 1 njeri në çdo 6 sekonda. OBSH njofton se deri në 50% e përdoruesve të tanishëm të produkteve të duhanit në fund do të vdesin nga një sëmundje që sjellë ai.

Edhe në Kosovë konsumohet me të madhe duhani, sidomos nga të rinjtë kosovarë. Sipas hulumtimeve të bëra nga organizatat joqeveritare që merren me vetëdijesimin e të rinjve për pasojat e konsumimit të duhanit, thuhet se rreth 40% e të rinjve nëpër shkolla tymosin duhan.

Në Kosovë, ligji kundër duhanit ka hyrë në fuqi në shkurt të vitit 2010, por asnjëherë nuk ka gjetur zbatim dhe kjo, siç thuhet, përveç tjerash, ka ardhur edhe si pasojë e mangësive ligjore. Ndonëse ky ligj parasheh një varg masash, bëhet e ditur se zyrtarët përgjegjës shqiptojnë shumë pak ndëshkime për moszbatimin e tij.

Dëmet që shkakton ai:

Pirja pasive e duhanit është veçanërisht e dëmshme për foshnjat dhe fëmijët, prindërit e të cilëve pinë duhan në shtëpi. Pirja pasive e duhanit (si dhe pirja e duhanit aktiv) mund të shkaktojë abort, lindje të parakohshme, peshë të ulët të lindjes. Të lindin foshnje të vdekura, pastaj edhe nga pirja e duhanit shkaakton edhe astmë dhe probleme tjera të frymëmarrjes. Pirja e duhanit mund të rrisë rrezikun e një gruaje të infertilitetit.

Në bazë të hulumtimeve të bëra, thuhet se sikur të mos pihej duhani në mbarë botën, do të kishte 30% më pak të vdekur nga kanceri.