E ka quajtur presidentin “hajvan”, Trump gati ta shkarkojë Tillerson-in Pëlqej0
Shtëpia e Bardhë po mendon ta zëvendësojë sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, me shefin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Mike Pompeo.

Kohët e fundit, Tillerson dhe presidenti amerikan, Donald Trump, nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët rreth politikës së jashtme.

Sekretari i Shtetit madje raportohet ta ketë quajtur privatisht presidentin “hajvan”.

Trump e Tillerson kanë shfaqur qëndrime të ndryshme sidomos për qasjen e vendit ndaj testimeve raketore të Koresë së Veriut dhe ndaj programit bërthamor të Iranit.

Dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë janë cituar nga The Associated Press të kenë thënë se po diskutohet një plan për largimin e Tillersonit nga posti i kryediplomatit të Amerikës, ndërsa burime të paidentifikuara qeveritare po ashtu kanë folur për The Neë York Times e Vanity Fair.

Pompeo do të zëvendësohej në CIA nga senatori republikan, Tom Cotton.