blob:https://www.facebook.com/f813500a-3c05-4afd-adcb-4b4ea768cd0b

https://www.facebook.com/watch/?v=3949529935078220

“E nxora nga bataku si refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura”, Berisha nxjerr videon e Nanos për Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar nëpërmjet një video për deklaratat e bëra nga Fatos Nano mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”.

Berisha ka postuar në llogarinë e tij në “Facebook”, një video të Nanos vite më parë, ku shprehet se e kishte marrë kryeministrin Rama me thonj të paprerë nga Franca dhe e kishte integruar në ekipet qeverisëse.

“E kam marrë me thonj të paprerë si refugjat nga Parisi dhe e kam sjell të bëjë pjesë në ekipet tona qeverisëse. E nxora nga bataku si refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohën e Saliut dhe e bëra ministër dhe kryetar të bashkisë më të madhe të Shqipërisë.”– shprehet Fatos Nano në video.

Ndërkaq, Berisha ka cituar mbi video se “ fajin e ka Saliu”

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme Nano është shprehur në intervistë se nuk është aspak i penduar që e ka përfshirë kryeministrin aktual në politikë, madje e ka vlerësuar kontributin e tij. Teksa një qëndrim të prerë ka mbajtur për ish-kryeministrin
Berisha, kur ka cituar se ai u fut në politikë si intelektual e më pas u bë politikanë.

“Sali Berisha hyri në politikë si intelektual. Në momentin që mori drejtimin e PD, ai u bë politikan. Ai ka mbikëqyrur që nga idea e parë që hodhi vetë deri në realizim, deri në atëherë kur ra shteti në ’97, burgosjen dhe mbajtjen time në burg. Ai u kthye në kafshë politike. Jam i detyruar të them që në 21 Janar 2011, Sali Berisha pushoi së qeni politikan”, u shpreh mes të tjerash Nano.