Edhe pse fushata zyrtarisht nuk ka filluar, partite politike kanë filluar me tubimet e tyre parazgjedhore. Fjalia qe shume portale e preferojnë sic thone ata i paskan “ndezur motorët” duhet zevendësuar me ate se “janë zgjuar nga gjumi”. Nëse bëjmë analizë të vokabularit politik të liderëve te BDI Ali Ahmetit, PDSH-së Menduh Thacit dhe atij të VMRO, Nikolla Gruevskit, mund të vërejmë një ngjashmëri dhe një koordinim populist, duke improvizuar nje seri sulmesh ndaj njëri tjetrit a cdo kush tanime e din se këto tri lider kane funksionuar në mënyre të shkëlqyeshme me njëri tjetrin kuptohet per interesat personale dhe partiake dhe asesi atyre kombëtare dhe në interes të votuesve shqiptar. Të gjithë e dinë miqesinë e këtyre liderëve, buzeqeshjet e tyre, madje edhe obstrukcionet e përbashketa qe i bënin prokurorisë speciale, dhe tani përnjëherë u bënë “armiq” me njëri tjetrin! Dhe me e keqja është se ata duke i besuar lojës së tyre mendojnë se edhë kësaj rradhe do i manipulojnë shqiptarët?! Njëri kërkon 63 deputetë maqedonas? Që mos të kushtëzohet nga shqiptarët për formimin e Qeverisë, Ai tjetri që është korruptuar deri në fyt ju thot shqiptarëve se do u fal borxhet dhe flet për një “amnisti fiskale” dhe kërkon 20 deputet, pa e pyetur vehten një herë cfarë arësye do te kenë shqiptarët për ta votuar atë kur ai vet hyn në dekadën e tretë te politikës dhe ka numëruar vazhdimisht humbje ne cdo cikël zgjedhorë, dhe asnjëherë për arësye morale nuk e ka pa te arësyeshme të jep dorëheqje, mandje është meritor kryesor për 14 vite që BDI fiton pa ndërprerë si rezulltat edhe të mungesës së opozitarizmit të vërtetë. Ky i fundit lideri i BDI, vazhdon me një populizëm steril, dhe nga i përkdheluri i Gruevskit për njëherë kur fillon fushata, parapëlqen qe funksionarët e tij dhe aktivistët e BDI ta thërrasin “komandant”, madje atij vazhdimisht i pengon edhe paraqitja e partive të vërteta opozitare, duke i qortuar vazhdimisht, a haron te pyet se si rezultat i kujt u formuan ato parti politike. Fjalori i tillë populist i tre liderëve që edhe zyrtarisht janë të akuzuar nga Prokuroria Speciale, tregon se e gjithe gara politikite e tyre është duke vrapuar pas legjitimitetit ngase e dinë se nuk ju shkruhet mirë, dhe herë kurdo ato akuza do të përfundojnë me aktakuza.