Para se të veshësh doreza, duhet të kesh parasysh një këshillë nga dermatologët, sepse ndryshe problemet me lëkurën nuk do të jenë të pakta. Nëse vërtet do të ruhesh nga tharja, aknet, por edhe irritimet, por edhe të mbrohesh nga i ftohti, atëherë ji e vëmendshme.

Dermatologët këshillojnë që pas çdo veprimi që bën me duart, është mirë t’i mbulosh ato. Megjithatë, sa herë vesh doreza, ndoshta nuk e kupton se sa shumë gjëra prek. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse sa herë je me doreza nuk duhet të prekësh me to fytyrën. Bakteret që mund të transferohen lehtësisht nga objektet që prek në lëkurën e fytyrës janë vërtet shumë, aq sa shpeshherë mund të krijojnë jo vetëm irritime, por edhe sëmundje të rënda të lëkurës

Kështu, para se të kruash sytë apo të mbash fytyrën me duar, hiqi dorezat! Dha laji sa më shpesh.