eBay, tregu online prej 20 vjetësh synon edhe më shumë mbi shitjen e produkteve të vërteta dhe për këtë ka sjëllë një program verifikimi që quhet eBay Authenticate.

Ky program do tu japë mundësi shitësve të verifikojnë mallin e tyre. Ndërsa blerësit do të shohin si mall të vërtetuar në listën e produkteve duke rritur kështu besimin mes njëri-tjetri.

TechChrunch shkruan se teksa programi i eBay nuk synon domosdoshmërisht produktet firmato, ka një segment të shitjes online që është rritur mjaft këto vitet e fundit. Një numër i bizneseve online në ditët e sotme shesin mallra firmato me një çmim të ulët.

Disa prej tyre verifikojnë mallin si pjesë e një procesi për të ruajtur faqen e tyre nga falsifikimet. Dhe pikërisht sepse malli është i verifikuar konsumatorët kanë besim se ajo që po blejnë është ekzaktësisht siç duhet. Diçka e tillë ka munguar si në Amazon edhe në eBay.

“Ne e dimë se shumë blerës hezitojnë të blejnë produkte online me çmime të lata. Ky shërbim është dizenjuar të ndihmojë pikërisht për këto shqetësime dhe të rrisë mundësitë për shitësit tanë të marrin paratë e mallrave të tyre”, thotë Laura Chambers, zv. Presidente e eBay Consumer Selling.