Për efikasitetin e drejtesise ne kontekstin Europjan,rrespektivisht ate procedural dhe gjyqesia ne tersi nuk ka qene kurre nje teme e lakmuar . Ku ne pergjithsi shumica e teksteve shkollore te procedures civile kryesisht pjesa më e gjerë e përmbajtjes së saj i kushtohet cilësisë se vet procedures gjuqesore : mënyra në të cilën gjykatat do te ekzekutojnë ose duhet ta bëjnë atë, me qëllim që ta bëjnë këtë ku do te duhet të sigurojë gjitha garancitë e procesit dhe të kryejë një proces që do të jetë plotësisht efektiv dhe i drejte,për të përcaktuar gjendjen e fakteve dhe për të zbatuar në mënyrë adekuate normat ligjore,me harxhime minimale materiale ,kohore dhe sa me efikase.
Kemi nje praktike ku njezet vitet e fundit,ne Gjykaten Europjane per te drejtat e njeriut, ku per keta te drejta dhe procedura ne nje kohe te arsyeshme nga Neni 6 i Konventes Europjane, jan ndryshuar disi pikepamjet ne efikasitetin e gjyqesorit por jo mjaft.

Efikasiteti i gjyqësorit është bërë një problem politik dhe profesional, veçanërisht në ata
vende kundër të cilave janë miratuar një numër i madh vendimesh që përcaktojnë shkeljen e te drejtave njerzore dhe funkcionimit te se drejtes,ku si te tilla jan me se shumti vendime per shtetet e Ballkanit,apo te shteteve te cilat akoma nuk e kan kaluar tranzicionin.

Andaj apelohet,qe shtetet e Ballkanit perndimor dhe Qeverive te ketyre si te tilla,para se gjithash do te ishte mire keta Qeveri ne vend qe te proklamojne vazhdimsi te kontinuitetit,ata bejn te kunderten sillen me nje diskontinuitet. Neve si qytetare te R. se Maqedonise ketu ne radh te pare kur kemi te bejm me nje Qeverine e ashtuquajtur “ reformatore “,ku se fundmi peson rikonstruime teknike me shume sesa faktike,ku si qellim i fundit trembem mos te ndodh ajo: “ sa me shume gjera behemi se ndryshojme ,aq me shume e njejta gje “..

Meqenëse një sistem gjyqësor efikas mundëson kontrollin e të gjitha institucioneve të tjera publike,dhe ate për të luftuar korrupsionin, është një rëndësie të veçantë për të forcuar këtë degë të qeverisjes. Perqendrimi kryesor dueht te jete në gjyqësor, sepse zhvillimi i një gjyqësori të pavarur dhe efikas që mund të funksionojë vetem nese nuk ka ndikime nga jashte,çelësi për një luftë të suksesshme kundër korrupsionit. Në këtë proces është e nevojshme të monitorohet përzgjedhja, funksionet, si dhe veprimet e autoriteteve gjyqësore dhe përfaqësuesve të tyre. Ku si prioritete kryesore te kesaj Qeverie “ reformatore” do te ishin…. një vazhdim i një lufte vendimtare kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit … Qeveria duhet përgatitur një sërë masash për të arritur këtë qëllim. Këto masa përmbahen në Ligjet qe duhet miratuar per të modernizuar ndryshimin e Kodit Penal, Kodin e Procedurës Penale, Ligjin e ri për Organizimin dhe Juridiksionin e Autoriteteve Shtetërore në Luftën kundër Krimit të Organizuar, Terrorizmit dhe Korrupsionit si dhe Ligjin mbi Konfiskimin e Pronës që rrjedhin nga Veprat Penale… duhet parashikuar punen për përmirësimin e mëtejshëm të Ligjit procedural penal që do të pasqyrohet në hartimin e ndryshimeve të nevojshme në Kodin e Procedurës Penale, i cili do të ketë për qëllim forcimin e kompetencave procedurale të prokurorisë publike në hetim dhe në fazat e tjera të procedimit penal,ne rastin konkret tek na Prokuroria Speciale te jet pjese intere e Prokurorise shterore me ligj si trup i specializuar,dicka e njete si USKOK-u ne Kroaci, me te gjitha kompetencat apsolute. Në këtë mënyrë, do të krijohet një kornizë normative për aplikimin më të gjerë të institutit të marrëveshjes së pranimit të fajësisë dhe teknika të veçanta hetimore, të cilat janë instrumentet më të rëndësishme të së drejtës penale procedurale në luftën kundër krimit të organizuar,financiar dhe korrupsionit.

Me tej,do te duhej të krijohej një juridiksion të përqendruar për të luftuar korrupsionin dhe këto detyra do të koordinoheshin nga policia, prokurorët dhe gjyqtarët. Ku me pas,trajnimi dhe përmirësimi i tyre i vazhdueshëm do të jetë i nevojshëm për funksionimin e duhur të këtij sistemi. Bashkëpunimi do të zgjerohej me futjen e zyrtarëve ndërlidhës dhe grupeve të ndikimit ku të dhënat ndërmjet autoriteteve shtetërore do të shkëmbehen shpejt dhe me efikasitet.

Për faktin se qytetaret e R.se Maqedonise, pavarësisht nga shumica e sistemeve gjyqësore, mund dhe duhet patjeter te presin një sistem gjyqësor efektiv që do të sigurojë sundimin e Ligjit dhe te se drejtes. Gjithashtu qytetarët nga gjykatat me të drejtë presin zgjidhje identike për probleme identike reth koneksteve dhe ndeshkimeve mes qytetareve plotesisht te barabart pamvaresisht gjuhes,nacionalitetit,fese,,pozicionit,ngjyres apo dicka tjeter….

Mr. Alil Fetai