Opinion nga  Ejup Ajdini –  Sot në mjediset tona nuk dihet se kush ha e kush pi! Sot qeni nuk e njeh të zotin e shtëpisë! Sot nuk dihet kush është patriot e kush është tradhtar! Sot nuk dihet kush është intelektual e kush është mediokër! Sot nuk dihet pse të mençurit janë të varfër dhe pse të pasurit janë diletant! Sot nuk dihet pse njerëzit nuk kanë turp dhe pse populli nuk distancohet nga ata! Sot nuk dihet se cilat gazeta dhe mediume janë për vlera reale të shoqërisë shqiptare dhe cilat paguhen nga albanofobët e Ballkanit, që pandërprerë luftojnë kundër vlerave tona!

Sot nuk dihet pse të diplomuarit më të mirë rijnë të papunë, kurse të dobëtit sistemohen më shpejt! Sot nuk dihet pse për të njëjtën sëmundje një mjek në Tetovë të zvarrit me javë dhe me muaj, kurse në Shkup të jep barna që reflektojnë më shpejtë dhe më suksesshëm! Sot nuk dihet pse në tiketën e ilaçeve nuk bëhet sqarimi për përdorimin e tyre edhe në gjuhën shqipe, kur dihet mirëfilli se në kohë të socializmit edhe në Maqedoni të gjitha barnat kishin udhëzime edhe në gjuhën shqipe, kurse sot asnjë ilaç nuk sqaron edhe në gjuhën shqipe! Sot nuk dihet pse faturat e rrymës elektrike nuk vijnë të shkruara edhe në gjuhën shqipe që të kuptojmë se si ka mundësi që pagesat të caktohen një muaj para se të harxhohet rrymë elektrike e një familjeje! Sot…sot… sot asgjë nuk kuptohet dhe asgjë nuk dihet, veç atyre që janë në garën e madhe për pushtet! Sot ballafaqohemi me kalemxhi të ulët, të cilët e ngatërrojnë UÇK-në me diletantët politik, duke dashur që përmes figurave politike ta njollosin edhe shenjtërinë e UÇK-së; Sot disa intelektual të ulët, që punojnë në ndonjërën nga ministritë tona, shajnë shtetin amë duke thënë se ja “sa punojnë këto maqet ( e ka fjalën për maqedonasit) “, që, apriori, Shqipëria na qenka nën këta të “nënçmuari”t; Sot, të njëjtët kundërshtojnë gjithçka që është shqiptare…bile edhe për kulturën shpirtërore shqiptare, se gjoja të tjerët na dalkan më të kulturuar, që përmes këtij pisllëku moral të tyre ata e arsyetojnë robërinë e shqiptarëve nga osmanlinjtë, sllavët e Grekët.

Përmes këtij pisllëku duan që ta arsyetojnë veten pse kaq në mënyrë besnike u shërbejnë bandave të huaja brenda dhe jashtë vendit. Këta të “mjerë” më tepër i druhen turpit dhe pisllëkut të tyre lakmitar, pasi pasardhësit e tyre një ditë do e kuptojnë langoshllëkun e tyre dhe këta fëmijë, nipa e stërnipa,mbesa e stërmbesa , dashtë e pa dashtë, një ditë do ndjehen keq me këta prindër të korruptuar moralisht e kombëtarisht, të cilët i ndenjën besnik pushtetit shtypës në vazhdimësi, dhe nga kjo frikë, këta albanofob shqiptarë, bëjnë gabimin tjetër më të madh, duke tentuar të krijojnë një shoqëri fetishiste, se gjoja nuk bëhet punë me shqiptarë dhe kësisoj fëmijët e tyre që do lejnë pas, të kenë alibi se prindërit e tyre të “shkretë” e paskan pasur vështirë nëpër kulluqet e pushtetit nga njëra anë dhe nga “idiotësia” e popullit nga ana tjetër. Pra, kësisoj, këta fëlliqësira “intelektuale” në mënyra të veçanta propagandojnë kundër çdo lëvizje qytetare, politike dhe kombëtare në tërësi. Madje shkojnë aq larg saqë ofendojnë dhe injorojnë figurat tona më të shenjta historike – kombëtare, mitet tona, bile edhe himnin dhe simbolet kombëtare… Sa çudi! Askush nuk përgjigjet, askush nuk merr masa dhe kësisoj, i vjerti dhe i shkepëti- siç thotë populli, kanë depërtuar në oborrin tonë dhe pa lejen e hanxhiut e ngrenë këmbën dhe hedhin vallen ashtu siç duan vetë. Marrë në tërësi, edhe armiqtë tanë nuk janë të këtij niveli kaq të ulët intelektual, pasi ata nuk janë të ngarkuar me idiotësira të këtilla dhe nuk kanë pse të vuajnë dhe propagandojnë kësisoj. Ata munden të merren me gabime tjera edhe më të mëdha, duke dashur ta sigurojnë shtetin e tyre në dëm të shqiptarëve, por nuk bien në nivele kaq të ulëta etike dhe estetike që të prekin në palcën kombëtare, ashtu siç tenton të preke pisllëku intelektual shqiptarë dhe ai turkoshak që jeton në gjirin e shqiptarëve. Këtë e di çdo shqiptarë se këta pisa intelektual janë tipa renegati, të shitur, por pasojat rëndojnë mbi shenjtërimin e kombit tonë. Prandaj është koha e fundit që të gjithë tradhtarët të marrin dënimin e merituar, pasi, tani më, vetë i kanë nxjerrë këmbët për mejdani dhe njihen me dhëmb e dhëmballë se kush janë, çka veprojnë dhe për kënd veprojnë.

Kjo ka qenë dhe është një luftë me një përpjekje permanente për të fundosur çdo gjë që është shqiptare, duke denigruar çdo lëvizje përparimtare, nga të cilët, shpesh edhe duart i kanë pasur të përlyera me gjakun e pafajshëm kombëtar, të cilët nga mbrapa kanë pasur mbështetje të plotë nga armiqtë tanë, duke shfrytëzuar privilegjet e pushtetit të garantuar nga të njëjtët…Prandaj, për të gjithë ata që brenda këtyre dekadave të demokracisë kanë tentuar të përbaltin vlerat tona kombëtare, historinë tonë të lavdishme, simbolet dhe figurat historike, metë cilat popull ynë jetoi plot krenari ndër shekuj .