Denoncohet nepotizmi në Komunën e Gostivarit,16 antarë të një familje të punsuar në një shkollë.

Në vijim ju sjellim të dhëna me emra dhe mbiemra:

1.Me ndikim të Deputetes Mirsada Asani burri i saj Ibrahim Asani emerohet Drejtor i Shkollës së Mesme Teknike në Gostivarë, por nuk perfundon me kaq, deputetja i bën shërbim edhe motrës së saj duke ia emeruar burrin Bejtulla Zaimin, po ashtu drejtor në Shkollën Fillore Ismail Qemali në Gostivar!

2. Xhezi Kamberi ish drjtor i Sallës së sportit në Gistivar, aktualisht drejtor në Gjimnazin e Gostivarit, gruaja e tij ish-drejtoreshë e shkollës fillore Bashkimi në Gostivar.

3. Agron Alili, 8 vjet drejtor i Gjimnazit, 5 vjet i shkollës së mesme të mjeksisë, Gostivar, gruaja e tij drejtoresh e Kryqit të kuq Gostivar, posedon 2 banesa, një restorant, 3 vetura…

4. Drejtori i spitalit të Gostivarit Jakup Jakupi, vhedhës i sefit të spitalit, i shkarkuar për vjedhje, riemerohet si drejtor dhe nuk përfundon me kaq, emeron shef reparti vellaun e tij Agim Jakupi gjinekolog.

5. Agim Mislimi, drejtor 3 mandate në shkollën fillore Gjon Buzuku f. Sermnovë, Gostivar, pas perfundimit të mandatit të tretë, emeron vëllaun e tij Isa Mislimi drejtor në të njejtën shkollë, kunatën – nusen e vëllaut e punëson sekretaresh shkolle Fatmire Mislimi, pasi kete vend e trashëgoi nga kushëriri Jetmir Iljazi i cili kaloi në gjimnaz si kontabilist!!!
Gjithsejt 16 anetar të të njejtës familje janë të punësuar në të njëjtën shkollë duke i punësuar vitin e fundit edhe dy vajzat e veta Arlinda dhe Fatlume Mislimi!!!!

6. Ajet Rahmani Drejtor i shkollës Liria, vajza ekonomiste një kohë të gjatë në po të njëjtën shkollë si ligjeruese e matematikës. Aktualisht e punesuar në këtë shkollë!!!

Këto janë të dhëna që qytetarët e Gostivarit kanë dërguar në adresën e portalit tonë.
Në ditët në vijim do të vazhdojmë me publikimin e të gjitha materialeve që kanë arrit në adresën tonë elektronike./Informohu24/