“Maqedonia u kthye në një faqe të re pas zgjedhjeve”, ka deklaruar pëр Makfaks, Peter Feith, i cili ishte ndërmjetësues në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni. Ai në ‘Forumin e Beogradit për Siguri’ ka folur për ruajtjen e sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë.

“Kishte zgjedhje, u zgjodh një koalicion i ri qeveritar, të cilin e përshëndes,” tha Feith në në deklaratë. Ai më tej ka shtuar se ka shpresë të re për Maqedoninë.

Në pyetjen për debatin mbi dygjuhësisë në vend, Feith tha se analiza e Marrëveshjes së Ohrit të porositur në vitin 2015, pas kërkesës së Sekretariatit, parashikoheshin disa rekomandime. Ish-zv.kryeministri për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Musa Xhaferi, u kërkoi atyre që Ligji mbi përdorimin e gjuhëve duhet të jetë prioritet në rezolutë, përcjell Fol.

“Qëllimi i projektligjit për përdorimin e gjuhëve është forcimi i kohezionit social në vend. Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do ta ndajë vendin”, ka thënë më tej dipolomati holandez.

Ish-ndërmjetësi në konfliktin në Maqedoni dhe ndërmjetës në Institutin Evropian për Paqe, e ka vlerësuar si debat të keqinterpretuar për Ligjit për përdorimin e gjuhëve, pasi që në emër të gjuhës shqipe do të lihen pas dore gjuhët e bashkësive etnike që janë nën 20% në shtet.
“Në fund, Maqedonia do të jetë e fortë në qoftë se të gjitha komunitetet dhe grupet në vend janë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë”, ka thënë Feith, i cili pret edhe qëndrimin për këtë çështje nga Komisioni i Venecias. /Fol/