Në debatin e organizuar nga emisioni ‘Fol Tash’ në Televizionin Koha morri pjesë vetëm kandidati i Aleancës për Shqiptarët z.Adnan Neziri. Kundërkandidatët e tjerë Bilall Kasami dhe Teuta Arifi munguan, ndërsa Bardhyl Dauti lëshoi disa herë ambientet e TV Koha.

Bardhyl Dauti fillimisht  pranoi të jetë pjesë e dabatit, por pastaj i erdhi telefonatë nga ana e partisë së tij dhe ai lëshoi ambientet e televizionit. Përsëri u kthye për të mbajtur debatin, ndërsa PDSH-ja përsëri bëri presion që ai të largohet. Pas largimit të dytë ai u kthye përsëri, emisioni filloi të inçizohej ndërsa Bardhyl Dauti përsëri u largua nga presioni i PDSH-së.

Parashtohet pyetje, si e lejon Bardhyl Dauti talljen që i bën partia e tij?