Gati se në çdo tubim të mbajtur, të Aleancës për Shqiptarët në vendbanimet e Komunës së Zhelinës, entuziazmi, mbështetja dhe interesimi i jashtëzakonshëm për këtë parti sa vjen e bëhet më i fuqishëm .

Kjo më së miri u vërejtë edhe sonte në ambientet e shkollës Hasan Tahsini në Merovë, ku banorët e fshatit me praninë e tyre i dhanë mbështetje të fuqishme Aleancës për Shqiptarët, si prijëse e ndryshimit të madh që do të ndodh me 12 prill.

Në praninë e nënkryetarit të Aleancës për Shqiptarët, z.Vullnet Ferati, anëtares së Kryesisë së kësaj partie, njëherit edhe zëdhënëse e Aleancës për Shqiptarët, profesoreshës Ilire Dauti si dhe sekretarit tekniko-organizativ, z. Samir Rakipi, bashkë me strukturën partiake të Degës së Zhelinës, aktivistët partiak të Merovës me shumicë votash zgjodhën Salajdin Avdijajn për kryetar të nëndegës Merovë.


Me këtë rast nënkryetari Ferati, para të pranishmëve në një fjalim rasti tha se:

“Ndryshimi tashmë jo që vetëm është bërë i nevojshëm por edhe domosdoshëm edhe për shqiptarët në këto troje. Prania e juaj masovike, sidomos e juve të rinjëve sonte në këtë takim është edhe një konfirmim i mbështetjes tuaj për ndryshim. Prandaj ju jeni mundësia dhe shpresa për të bërë diçka, për të bërë shumëçka për të ndërruar këtë gjendje, ju jeni mundësia për ti ndaluar atë që shkatërruan çdo gjë në këto 18 vite, para syve tuaj. Andaj ju bashkë me mbështetjen që i jepni Aleancës për Shqiptarët dhe Ziadin Selës jeni “lajmëtarët” e “ndryshimit” të madh që do të ndodh në 12 prill”, tha Vullnet Ferati në takimin e themelimit të nëndegës së Merovës. /fol.mk