Fariha Nizam ishte e përgjumur dhe e stresuar mëngjesin e të enjtes së kaluar kur u ndalua në lagjen ku u rrit presidenti tashmë i zgjedhur Donald Trump.

Si një myslimane ajo ishte e shqetësuar rreth fushatës së ashpër të Trump që i targetoi myslimanët, imigrantët dhe gratë. Por ky shqetësim nuk ndikoi tek ajo deri në ditën kur një çift fillon  t’i bërtas asaj për mbulesën që po e mbante, transmeton lajmi.net.

“E gjitha që ata më thonin, ishte që unë të mos vishja ( hijab ) dhe më thanë që ta hiqja atë.

19-vjeçarja ishte përballur me komente islamofobike më parë por  asnjëherë nuk e kishte përjetuar një agresivitet të tillë në qytetin e Nju Jorkut kur ajo njëjtë si Donald Trump ishte rritur aty.

Ajo më në fund ishte bindur se Trump kishte fituar në qëllimin e tij.

Nizam është njëra nga disa myslimanët që kanë folur për TheGuardian për jetën pas fitores së Trumpit si president të vendit.

Sipas raportimeve shumica e krimeve të urrejtjes janë raportuar që natën e zgjedhjeve dhe kanë qenë jashtëzakonisht të larta , numri i cili kishte shkuar në 437 incidente në mbarë vendin.

Grupet e të drejtave civile kanë raportuar një ngritje në ngacmimit, pasi  një grua myslimane gjoja ishte e detyruar për të hequr ‘hixhabin’ e saj nga një njeri i panjohur i cili, sipas policisë, e kishte kërcënuar atë se do ta vendoste në zjarr me një çakmak.

Në një tjetër incident të raportuar, thuhet se dy burra goditën një grua 18-vjeçare të mbuluar, duke i thënë asaj “A e dini se ju jeni në Amerikë”.

Akbar Ahmed, kryetar i studimeve islamike në Universitetin Amerikan dhe autor i ‘Udhëtimi në Amerikë’: Sfida e Islamit, ka thënë se fragmentimi i tillë tani i paraqet myslimanët në SHBA me një krizë të lidershipit që është duke u ndjerë veçanërisht mjaft në rritje të armiqësisë.

Por André Carson, një nga dy anëtarët myslimanë të Kongresit amerikan, tha se njerëzit kishin filluar që të përfshihen në politikë në numër më të madh se kurrë më parë që nga ardhja e Trumpit president.

Lul Hershi, një aktiviste amerikane tha se fitorja e Trumpit e ka bërë atë të ndjejë makthin më të keq ndonjëherë,  pas 24 vitesh që ajo jeton në  SHBA.

“Unë jam me të vërtetë e shqetësuar dhe hutuar – Unë nuk e di më se kush është kush. Unë jam e frikësuar për shpatullat e mia kur unë dal jashtë shtëpisë time. Unë jam e frikësuar vetëm. ”

Madje frika më e madhe e saj janë fëmijët që i ka “ Kur ata hyn brenda në shtëpi, zemra ime është në rregull. Por kur ata gjenden jasgtë, unë vetëm lutem për ta”, tha ajo për The Guardian./Lajmi.net