Gara më e ngushtë për kryetar komune sipas një sondazhi të kryer nga Qendra për Kërkime Politike dhe Komunikime, do të zhvillohet  në Komunën e Çairit. Mbështetja është pothuajse e barabartë për kandidatët për kryetarë komune  të BDI -së dhe koalicionin Aleanca për Shqiptarët &Alternativa.

Qytetarët i japin një avantazh shumë minimal Bekim Saliut nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativën, për të cilin do të votonin 27.9% e numrit të përgjithshëm të të anketuarve, dhe për kundërshtarin e tij politik, pra kandidatin për kryetar komune  të BDI -së Visar Ganiu do të votonin 27.35% të totalit  nga numri i  përgjithshëm i të anketuarve.

Cila është mbështetja për kandidatët e tjerë për kryetarë komune , shihni grafikun më poshtë: