Vijon një detyrë e vështirë për vitin e ardhsëm që Maqedonia të marrë datë për fillim të negociatave me BE-në, thotë ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Charles Garrett, përcjell Fol.

Në intervistën javore për REL, ai tha se duhet të zbatohet reformat nga Plani 3-6-9, të dilet nga shteti i ‘robëruar’, të adresohet çështja e emrit.

Ai gjithashtu ka folur edhe për atë se cilat janë reformat kyçe të cilave duhet t’ju jepet përparësi duke thënë se pikat e reformave janë shumë qartë të vendosura në Planin 3-6-9.

Në pyetjen nëse është arsyeshëm optimizmi i kryeministrit Zaev, i cili pret që Maqedonia të marrë datë për negociata parainkuadruese me BE-në deri në qershor të vitit 2018, Garrett u përgjigj pozitivisht.

”Po absolutisht. Mendoj se keni një kodër shumë të lartë në të cilën duhet të ngjiteni për të arritur atje deri në mesin e vitit të ardhshëm. Ka shumë për tu bërë në Planin 3-6-9, si dhe në ‘shtetin e robëruar’ dhe detyrimin duhet të zgjidhet çështja e emrit”, ka thënë Garrett. /Fol/