Drejtuesi i kompanisë “Transmet” Sead Koçan sot në Gjykatën Penale është dënuar me gjashtë vite burg për keqpërdorim të procedurës në thirrje publike, marrëveshjes për furnizim publik apo partneritet publiko-privat dhe se me dokumente të rreme ka marrë pjesë dhe ka fituar tender për mihje të qymyrit dhe në “REK Manastir” të SH.A. ELEM në vlerë 17 milionë euro, për të cilën e paditi Prokuroria Speciale Publike.

I akuzuari i dytë Vasilie Aviroviq për të njëjtën vepër është dënuar me tre vjet burg. Ai sot nuk ka marrë pjesë në shqiptimin e dënimit, pasi nuk është ndjerë mirë.

Gjykatësja Lidija Trajkovska – Zimbovska e ka liruar nga akuza të pandehurin e tretë Safet Vatiq, pasi vepra për të cilën akuzohet nuk është vepër penale.

Për këtë lëndë nga nëntori vitin e kaluar janë mbajtur 20 seanca.

Prokurorët e PSP-së kanë kërkuar që i akuzuari i parë dhe i dytë të dënohen, ndërsa firmat “Transmet” DOO Shkup dhe Sileks nemetali ST”, përmes konfiskimit, të kthejnë në buxhetin e shtetit 17 milionë euro.

Gjykimi në “Trust” ka filluar në nëntor të vitit të kaluar. Të akuzuarit Sead Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Vatiq para gjykatës në fjalët përfundimtare janë deklaruar se nuk ndjehen fajtorë për veprën për të cilën ngarkohen.