Reperi Gjiko dhe moderatorja e njohur, Elita Rudi, janë duke shijuar lidhjen e tyre romantike.

Lidhja e tyre fillimisht u mbajt e fshehur dhe nisi si thashethem, mirëpo tashmë ata kanë dalë hapur dhe nuk e fshehin dashurinë e tyre.

Një video e siguruar nga Telegrafi e shfaq këngëtarin e shumë hiteve dhe nikoqiren e spektaklit Elite Show në një ‘Turning Zip Line’.

“Më le të të puth, zemër”, i thotë Elita (Telegrafi)

Ata duket mjaft të emocionuar, ndërsa Gjiko nuk i lë anash shakatë edhe në një pozicionim të tillë.

Para se ta bëjnë lëshimin, Elita dhe reperin puthen, ndërsa në videon e mëposhtme mund t’i shihni të gjitha reagimet e tyre pas lëshimit. /Telegrafi/