Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme me shumicë votash i ka miratuar ndryshimet për shfuqizimin e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për falje nga viti 2009.

Ky vendim, siç thonë nga Gjykata, prodhon veprimtari juridike pas ditës së publikimit në “Gazetën zyrtare të RM-së”.

“Gjykata me shumicë votash mori vendim për shfuqizimin e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për falje nga viti 2009. Periudhën e ardhshme si vendim përfundimtar do të publikohet edhe në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese, thonë nga Gjykata.

Arsyetim të hollësishëm për Vendimin, siç shtojnë nga Gjykata do të jetë i kapshëm edhe për fellën juridike edhe për të gjithë të interesuarit që t’i shohin argumentet për shfuqizimin e ligjit nga viti 2009.

Nisma është parashtruar nga avokati Risto Kitevski nga Shkupi.