Graziano Cesari insiston se të dy penalltitë e Barcelonës ndaj PSG’së ishin të qarta

Ish trajneri ndërkombëtar italian, Graziano Cesari ka komentuar fitoren e Barcelonës ndaj PSG’së dhe dy penalltitë e dhënë për skuadrën katalunase.

Casari beson se gjyqtari gjerman kishte të drejtë në të dy rastet dhe të dy penalltitë ishin të qarta.

“Nuk kam asnjë dyshim, penalltia e parë në favor të Barcelonës ishte e qartë, ndërsa e dyta edhe më shumë”, tha Caseri gjatë një analize në TV, shkruan Mundo Deportivo.