Një termet me fuqi prej 4.5 ballë të shkallës Rihterit e ka goditur sonte pjesën jugore të Peloponezit në Greqi.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundja u regjistrua në orën 20:31 dhe ishte 4.5 shkallë të Rihter dhe epiqendra e tërmetit ishte 19 kilometra në det.

Lëkundja sizmike u ndje në zonën e Kalamatës, Korinthit e deri në Athinë.

Nga tërmeti nuk raportohet për dëme në njerëz apo në objekte.