Nehat Jahiu

Gjatë fushatës zgjedhore nuk kam dëgjuar nga asnjë parti politike që të flasin për rregullimin e statusit të veteranëve, invalidve dhe familjeve të dëshmorëve me ligj, siç është i rregulluar ai i branitelave maqedon. Nuk e di sa e sa here është përmendur që edhe kategorisë së tillë të ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombare do i rregullohet, por asnjëherë pula nuk polli vezë që ky status të zgjidhet. Tani pas përfundimit të zgjedhjeve për çdo ditë shkruhet në media dhe diskudohet gati për çdo natë se si do të futen në qeveri partite poltike shqiptare me ato maqedone për da ndarë kolaçin, por asnjëherë edhe tani as nga përfaqësuesit poltik, gayetarët, analistat e… për këtë kategori të margjinilizuar që të gjithë këta poltikan thirren në emrin e tyre dhe të gjithë e ulën dhe do ta ulin bythën nëpër kulltuqe, ndërsa fare nuk po e përmenden zgjidhjen e njerëzve të kategorive të tilla me n jë ligj të posaçëm. A thua vallë pse po ndodhë kjo?!…(ina-online.net)