Depozitat e qytetarëve në bankat dhe kursimoret në vend janë të sigurta, tha Borçe Haxhiev, drejtor i Fondit për Sigurim të Depozitave në Republikën e Maqedonisë, në intervistën për AIM në prag të Ditës Botërore të Kursimeve – 31 tetor, përcjell Fol.

”Depozitat e kursimeve për secilin depozitues në shumë deri në 30 mijë euro në kundërvlerë të denarit janë të siguruar në Fond dhe janë të sigurta. Dhe nëse ndonjë bankë ose kursimore ka ndonjë ngjarje të rrezikshme, ata depozitues kompensohen”, sqaron Haxhiev.

Të dhënat nga Fondi tregojnë se për momentin shtetasit e Maqedonisë kanë 3.8 miliardë euro kursime në banka dhe kursimoret në vend.

”Më shumë se gjysma apo 50.5%”, siç tha Haxhiev janë në denarë, ndërsa 49.5% në euro.

Sipas tij, shumica e kursimeve në denarë me siguri ka të bëjë në normat më të larta të interesit të këtyre depozitave kursyese por edhe të kursit të qëndrueshëm të denarit. Ai porosit qytetarët vetëm të kursejnë dhe se nuk ka rëndësi në cilën monedhë. /Fol/