Deri në fund të shtatorit të vitit 2017, Instagram ka arritur 800 milionë përdorues aktiv mujor, nga 600 milionë që kishte në dhjetor të 2016-së, shkruan Telegrafi.

Instagram është rrjeti më i madh social i cili lejon redaktimin apo shpërndarjen e fotove dhe videove. Në vitin 2015 kishte rreth 77.6 milionë përdorues aktiv në SHBA, në vitin 2019 kjo shifër parashikohet të tejkalojë 111 milionë përdorues.

Globalisht, çdo i dyti përdorues është 24 vjeç ose më i ri, ku në SHBA ky rrjet ka tejkaluar dhe Facebook dhe Twitter në mesin e të rinjve.

Për shkak të natyrës vizuale të aplikacionit dhe shkallës së lartë të angazhimit të përdoruesve, Instagram është një mjet i vlefshëm për marketingun e medias sociale. Deri në mars të vitit 2016, 98 për qind e markave të modës kishin një profil Instagram. Që nga dhjetori i 2016-së, numri mesatar i postimeve të imazhit të markës ishte 27.9 postime në muaj.