Tre persona mbrëmë janë sulmuar nga qentë endacak në lokacione të ndryshme në Shkup, njofton Koha.

Rasti i parë është paraqitur në MPB nga 42 vjeçari N.S i cili ka thënë se rreth orës 7 e 40 minuta derisa ka ecur në bulevardin Avnoj, është sulmuar nga një qen endacak i cili e ka kafshuar në këmbën e majtë. Ai ka shkuar në spital dhe e ka marrë ndihmën e parë pas çka e kanë drejtuar për në klinikën për sëmundje infektive.

H.S (65) ka paraqitur rast se në rrugën Banjaluçka rreth orës 14 një qen endacak e ka kafshuar në pjesën e pasme të këmbës së majtë.

Rastin e tretë e ka paraqitur një 34 vjeçare me inicialet T.M e cila duke ecur kah stacioni autobusit në rrugën Vele Markov është sulmuar nga dy qen, kurse njëri prej tyre e ka kafshuar në këmbën e majtë.