Në debatin e emisionit ‘360 Shkallë’ temë ka qenë raporti vjetor për përpraim të vendeve kanddiate për anëtarësim në BE që është publikuar gjatë javës, ish ambasadori i Maqedonisë në BE, Blerim Reka ka folur për bisedimet me Greqinë si dhe hyrja në Nato si dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE, shkruan Zhurnal.mk

“Vetë fakti i ndryshimit dramatik të qëndrimit të BE ndaj Maqedonisë për më pak nga kjo qeveri don që të jep kurajo dhe erë pas shpine qeverisë së re që sa më shpejtë të zgjidhë problemin me emrin me Greqinë, nuk është e rastësishme që rekomandimi jepet për vetëm dy muaj pas samitit të Këshillit të Europës dhe vetëm tre muaj nga samiti i Natos. Por kam frikë se Greqia problemin e emrit e merr si shkas dhe ajo luan një lojë të madhe gjeostrategjike për interesa më të mëdha të ndonjë fuqie me qëllim që të bllokojë hyrjen e Maqedonisë në Nato. Nëse kjo qeveri deri më tani për pak kohë të shkurtë brenda një viti ka treguar politikë të re të jashtme, frymë të bashkëpunimit, mbylljen e problemeve me fqinjët, marrëveshje të fqinjësisë së mirë, me Greqinë ka bërë hapa konkret për ndryshimin e emrave të aeroportit dhe autostradave, largimin e përmendoreve etj, ka treguar se është e gatshme që të vazhdojë rrugën e procesit të integrimit derisa deklarata e ministrit të jashtëm grek Kocias para dy dite ka qenë shumë befasuese e mos them kërcënuese se nuk ka integrim nëse nuk zgjidhen këto dhe ato punë, për hirë të së vërtetës ai është fokusuar në aspektin procedural, referendum, ndryshim të kushtetutës etj, por kam frikë se këtu ka një qëllim tjetër dhe ky është qëllimi i ministrit të jashtëm të një fuqie të madhe që para dy muajve ka thënë se disa vende të fuqishme e shtynë Maqedoninë që të zgjidhë problemin me Greqinë që të anëtarësojnë në Nato, ka qenë ky një citat i fundit dhe nuk e them se nga kush sepse besoj e dini”, ka thënë për fund ish ambasadori Reka.